Ndryshe nga sa ndodhi dy ditë më parë ku një grup deputetësh të Partisë Demokratike u larguan nga turma e protestuesve, deputeti Saimir Korreshi duket se është i vetmi përfaqësues demokrat që është “pranuar” prej tyre.
Deputeti lushnjar i është bashkuar grupit të madh të qytetarëve këtë pasdite në qendër të kryeqytetit.
Prania e tij është mirëpritur nga protestuesit, disa prej të cilëve madje i kanë kërkuar të dalin edhe foto “selfie” me të. Korreshi, i njohur për denoncimet e tij me stilit unik dhe të veçantë të problematikave të zonës së Lushnjes, ka ecur mes turmës pa hasur rezistencën apo reagimet refuzuese që iu bënë kolegëve të tij të opozitës në ditën e parë të revoltës.













