Kreu i Partisë së Lirisë në Lezhë, Petrit Gjoni ka dhënë dorëheqjen nga çdo pozicion politik që lidhet me PL-në.
Gjoni thekson ndër të tjera se është i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike, apo individ që e bind për të ardhmen jo vetëm të tijën por edhe të shoqërisë.
“Duke u konsultuar mirë, së pari me veten time, familjarët e mi, shokët dhe miqtë që më duan, kam vendosur të jap dorëheqjen si Kryetar i Partisë së Lirisë Dega Lezhë dhe çdo pozicion politik që lidhet me PL-në. Kjo vjen më shumë si arsye personale e imja. Nga ky moment unë ndihem i lirë në hesapet e mia, pa asnjë lloj detyrimi politik për askënd, dhe njëkohësisht i hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë politike apo individ që më bind për të ardhmen jo vetem timen por dhe të shoqërisë”, shkruan nder te tjera Gjoni.












