Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për rrëmbimin e 3 policëve në veri të Kosovës.
Rama shprehet se situata nuk mund të krahasohet me arrestimin e Millenkoviç, person me precedent penal. Gjithashtu kreu i qeverise shqiptare shtoi se efektivët e Kosovës duhet të kthehen sa më parë në shtëpi.
“Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi! Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre! De-eskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë”, shkruan Rama.












