Anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Albulena Mehmeti u ka bërë thirrje kosovarëve që të bojkotojnë Shqipërinë për këtë vit, si një lloj “hakmarrje” ndaj kryeministrit Edi Rama i cili u shfaq kritik ndaj Qeverise Kurti per shkak te tensioneve ne veri.
Mehmeti u shpreh se duhet të bojkotohet Shqipëria, sepse 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët. Kurti ka “injoruar” drafin e propozuar nga kryeministri i Shqiperise, Edi Rama i cili vazhdimisht ka bërë thirrje për të qetësuar situatën në veri, pasi BE dhe SHBA kanë paralajmëruar sanksione të forta ndaj Kosovës.
“Vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit. 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për KM. Të bashkuar jemi më të fuqishëm”, shkruana Mehmeti.












