Muzika në zonat e banuara dhe ato turistike do të lejohet vetëm nga ora 11:00 e deri në mesnatë, me kushtin që të respektohet një kufi i caktuar volumi.
Projektligji “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i cili mori edhe “dritën jeshile” në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese parashikon gjoba 10-fish më të larta se ligji aktual për ndotësit akustikë.
“Kemi dy vite që e kërkojmë këtë ligj. Por duhet një hartë se ku lejohet e ku jo muzika. Dhërmiu është një qytet i krijuar nga jeta e natës dhe tani në Dhërmi nuk ka më jetë nate” , tha kreu i shoqatës së bareve, Enri Jahaj.
Baza e re ligjore ngarkon direkt me përgjegjësi Policinë e Shtetit për kontrollin dhe gjobitjen e subjekteve, ndërsa bashkitë do duhet që të përcaktojnë hartën e zonave ku lejohet apo jo muzika. Baza e re ligjore pritet të kalojë në parlament brenda këtij sesioni Parlamentar për të hyrë më pas në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare












