Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare, bazuar në shifrat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave kanë qenë në rritje për 5 muajit e parë të këtij viti.
Sipas ministres së Bujqësisë, Frida Krifca eksportet bujësore janë rritur me mbi 11%, ndërsa brenda vitit 2030 synohet që eksportet te kapin vleren e 1 miliard dollareve.
“Gjatë muajit Maj, eksportet bujqësore kanë pësuar një trend mjaft të mirë rritës, me 26% në sasi në rritje dhe 24% në vlerë në rritje, krahasuar kjo me Majin e vitit 2022. Kuptohet që pas një viti rekord ku i vumë vetes objektiv vetes për rritjen e eksporteve 500 mln dollarë, të dhënat e deritanishme na afrojnë me objektivin për eksportet prej 1 miliardë dollarë brenda vitit 2030“, tha Frida Krifca.












