“Lulzim Basha po synon që të bëhet pjesë e Qeverisë Rama“. Kështu deklaroi ditën e sotme deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa ishte i ftuar në ‘Top Talk’.
Ai deklaroi se Basha do të garojë me ministrat për t’i zënë vendin atyre, si dhe shtoi se sipas tij, qëllimi i vetëm i Bashës është të krijojë një grup parlamentar prej shtatë deputetësh, dhe të bëhet më vonë pjesë e qeverisë.
“Duket qartë që Basha do të tentojë të krijojë një grup parlamentar me shtatë veta në mënyrë që të tentojë në zgjedhjet e tjera apo t’i shërbejë me votë Edi Ramës. Një njeri që i ka bashkuar dhe ka hyrë në qeveri me Edi Ramës e a hyrë në qeveri me Edi Ramën dhe ka pasur synim të jetë ministër e të emërojë ministra me Edi Ramës. Unë nuk kam fakte të drejtëpërdrejta por kam këto që janë publike“, tha Salianji.












