Mjekët e rinj të punësuar në sektorin publik do të përfitojnë kredi të buta për blerjen e banesës.
Lajmin fantastik e beri me dije Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend për ndryshimet ligjore në ligjin e strehimit social.
“Me ndryshimet që ne propozojmë për strehimin social, do t’i hapet rrugë një seri programesh dhe lehtësirash për kategori të ndryshme të administratës publike, pjesë e të cilave do të jenë edhe profesionistët e shëndetësisë. Sipas parashikimeve të mbështetjes për punonjësit tanë të shëndetësisë, në mënyrë që sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj, ne t’i sigurojmë një mbështetje direkte me kredi të buta për të pasur mundësinë e blerjes së një banese. Shteti futet garant në këtë rast për të siguruar banesën për profesionistët e shëndetësisë, për mjekët e rinj”, tha Manastirliu.












