Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur Sali Berishës të cilit iu referua si “mjeku varkëtar i Enver Hoxhës” që ka mbetur si “jetim” se s’i shkon njeri nga mbrapa.
Balla thotë se Berisha kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë.
“Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, i ngelur jetim që nuk i shkon mbrapa më askush dhe sic e thashë në mëngjes, ju jeni të gatshëm të tërhiqni ose të gënjeni këdo, mjafton të bëhen 10-15 veta për një protestë. Gënjeu pa pikë turpi si e ka zakon. Një mjek specialist në Gjermani paguhet 146 mijë euro në vit. Këtë nuk e arrijmë dot ne Shqiperi. Interesi kombëtar publik është shëndeti dhe kujdesja për qytetarin e cdo vendi. Na duhet të garantojmë qoftë banorëve të Vicidolit e Konspolit, shëndet publik. Zotëria thotë do dal në protestë sepse dua që me paratë e taksapaguesve shqiptare të prodhojmë mjekë për Gjermaninë. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë dhe të garantojmë interesin publik”, tha Balla.












