Kryeministri Edi Rama ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat, pas takimit të zhvilluar me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku binte në sy sërish mungesa e Albin Kurtit.
I pyetur për mungesën e Kurtit, Edi Rama kesaj here u tregua i “prere” duke deklaruar se ky ishte thjesht një takim informal dhe kush ka dashur ka ardhur, e kush nuk ka mundur, ka munguar. Me kete reagim, Rama ka dashur te tregojë se i është “sosur durimi” dhe nuk po i bëhet më vonë nëse vjen apo nuk vjen Albin Kurti.
“Sa i përket Kurtit, nuk shikoj asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha Rama.












