Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet sot në Kuvend ku opozita e Sali Berishës vazhdon të shkaktojë kaos duke mos lejuar zhvillimin normal të seancës plenare.
Gazment Bardhi ka pretenduar se Edi Rama ndodhet në plazh në Dhërmi. E pas kësaj deklarate, Bardhi iu drejtua ministrit Ulsi Manja duke i thënë se ai ishte personi që i kishte treguar vendndodhjen e Ramës. Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar u shoqërua me debate mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me projektligjin për studentët e mjekësisë por edhe për arratisjen e Arben Ahmetajt.
“Kryeministri Edi Rama është në plazh në Dhërmi. Më the ti o Ulsi. A më the ti që është Edi Rama në Dhërmi?”- thotë Bardhi.












