Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka lënë ambientet e SPAK-ut ku u pyet për gati mbi 1 orë nga Prokurorët për lobimin të LSI-së (sot PL) në SHBA.
Pas daljes nga SPAK, Vasili “kyci gojen” dhe nuk detaje se mbi çështjen që ishte pyetur ne SPAK. Nënkryetari i PL i nervozuar iu drejtua gazetarëve se nëse duan informacion, pyetjet të mos ia drejtojnë atij por organit të akuzës.
“Për çështjen që kishin interes ata. Mund të shkoni t’i pyesni vetë. U pyeta si person në dijeni, për çështjet që kishin interes ata”, tha Vasili.
SPAK ka nisur hetimet pas kallëzimit nga ish-deputeti Halit Valeri, ku pretendohet se ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paguar 700 mijë $ për të dalë në foto me presidentin e asaj kohe, Donald Trump. Më herët SPAK ka kërkuar informacion nëpërmjet letër-porosive në Amerikë në lidhje me pagesat e bëra nga LSI-ja në SHBA.












