Incident gjatë procesit të votimit në Rrogozhinë. Në qendrën e votimit nr.22-23 është ndërprerë procesi i votimit.
Janë identifikuar dy raste të fotografimit të votës dhe kjo ka bërë që të bllokohet përkohësisht procesi në një qendër votimi.
“I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ“- u shpreh një vëzhgues.
Kryetari i KZAZ ka pak minuta që ka mbërritur dhe së bashku me komisionerët, operatorët dhe vëzhguesit po shtjellojnë problematikën e rastit të fotografimit të votës.












