Prej më shumë se 3 orësh vijon procesit i votimit në Bashkinë e Rrogozhinës. Ajo që bie në sy është se në pak kohë pjesëmarrja e votuesve është shumë herë më e lartë, në krahasim me zgjedhjet e 14 majit.
Kjo dyndje në qendrat e votimit vjen për shkak të tenperaturave të larta pasi qytetarët kërkojnë të shmangin orarin e pikut. Pjesëmarrja deri në orën 10:00, sot më 23 korrik është 17.86% në krahasim me 11.5% që ka qenë në po të njëjtën orë më 14 maj.
Ndryshe nga 14 maji, do të kenë vetëm një fletë votimi, atë për kryebashkiakun, ku po njëjtë si në zgjedhjet vendore, i pari në fletën e votimit do të jetë i renditur kandidati socialist Edison Memolla dhe numrin 2 do ta mbajë Shkëlqim Hoxha.












