Në rrugët e Shqipërisë vijojnë të rritet numri i automjeteve në qarkullim.
Vitin që lamë pas në vendin tonë rezultonin 796.438 mjete nga 740 669 të tilla në vitin 2021, duke u rritur me 7.5 %.
Edhe pse Tirana ka numrin më të lartë të automjetve në qarkullim, në krahasim me popullsinë, Durrësi mban vendin e parë. Sipas të dhënave të INSTAT, qarku i Durrësit ka numrin më të lartë të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë me 301 të tilla e ndjekur nga Lezha me 287 autovetura për 1.000 banorë.
Ndërsa Korça është qarku me numrin më të vogël të autoveturave për pasagjerë për 1.000 banorë me 165 autovetura.












