Luçiano Boçi, i cili humbi në garë për bashkinë e Elbasanit nën siglën e koalicionit “Berisha-Meta” ka reaguar mbi fitoren e thellë të Partisë Socialiste në Rrogozhinë.
Pavarësisht se kandidatët e Sali Berishës shkojnë nga humbja në humbje, Boci vazhdon “zakonin e vjetër” duke pretenduar se demokrateve u jane vjedhur votat imagjinare.
“Në Elbasan, Tiranë e rrethe të mëdha njerëzit duan të largohen dhe nuk marrin pjesë as në votime ndërsa në Rrogozhinë u shtuan 2000 perona që duan të marrin pjesë në zgjedhje ndryshe nga zgjedhjet e 14 majit. Ajo që ka ndodhur atje është një katastrofë politike ku kandidatët luftojnë me shtetin dhe një organizatë kriminale që janë të veshur me pushtet. Mos ndoshta lumturia e popullit është kaq e lartë sa ne toksorët e vdekshëm nuk kemi sy për ta parë?! ZGJEDHJET KANË VDEKUR! ÇDO GJË ZGJEDHORE ËSHTË NJË NEVERI E PASHTERSHME! NEVERIA LUFTOHET DHE REGJIMET PËRMBYSEN, BARKU QË E POLLI ËSHTË RILINDUR!”, tha Boçi.












