Ish-banori i Big Brother, Bledi Mane në një intervistë televizive ka komnetuar fitimet e banorëve të Big Brother, duke nisur nga Luizi dhe Kiara, tek Jori, Efi apo Armaldo.
Këtë informacion ai u shpreh se e ka pasi ka komunikim dhe bisedon me ish-banorët, përpos faktit që është gazetar. Sipas Bledi Manes, Luizi fiton deri në 100 mijë euro në muaj, ndërsa për Kiarën thotë se nuk ka patur sukses me linjën e saj të rrobave të plazhit.
“Listën natyrisht e kryeson Luiz Ejlli, statistikat tregojnë se ai fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht projektet e tjera, filmat etj”-tha Bledi.
Për Kiarën, Bledi Mane shtoi: “Nuk ka shitur asnjë palë brekë, a kupton? Më thuaj tani, ti ke shoqe, di ndonjë që vajzë që ka blerë? Ne nuk jemi në Brazil me 200 milionë banorë që 2 milionë veta do i blinin këto brekë.”












