Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan ndodhet në zi pasi familja e tyre ka humbur vëllain, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan, përfaqësues i sundimtarit të Abu Dhabit.
Për lajmin e hidhur ka reaguar edhe kryeministri i Shqiperise Edi Rama i cili ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të vëllait të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Ngushëllimet e mia më të thella për Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësisë së Tij Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe familjes dhe miqve të tij të prekur nga lëndimi i zemrës së vëllait të HH, Sheikh Saeed bin Zayed Al Nahyan. Uroj që ata të gjejnë force”, shkruan Rama.
Gjykata Presidenciale shpalli zinë zyrtare dhe flamujt në gjysmështizë për një periudhë 3-ditore.












