Tuesday, November 17, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Preken të pasurit! Taksa mbi shtëpitë, sa do paguajnë ata që zotërojnë një ose më shumë banesa…

by Rilindje
06/08/2023
in EDI RAMA
Preken të pasurit! Taksa mbi shtëpitë, sa do paguajnë ata që zotërojnë një ose më shumë banesa…

Draftligji “Për taksën e pasurisë së paluajtshme” i nxjerrë për konsultim nga qeveria Rama parashikon taksim të diferencuar për ata që zotërojnë vetëm një banesë dhe ata që kanë më shumë se një të tillë.

Në një nen të veçantë është parashikuar që të aplikohen zbritje për banesën e parë që do të thotë se është banesa ku rezidenti jeton. Kjo zbritje është parashikuar deri në 50% të vlerës së banesës por jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes.

Ky prag për Tiranën është jo më shumë se 4.5 milionë lekë, për një kategori të dytë bashkish jo më shumë se 3 milionë lekë, për kategorinë e tretë të bashkive që janë edhe më të vogla 1.5 milionë lekë. Pragu për kategorinë katër 750 mijë lekë.

“Zbritja për banesën e parë zbatohet për banesën e parë të individit. Zbritja është e barabartë me 50% (pesëdhjetë për qind) të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji apo pragu maksimal i vendosur nga Këshilli Bashkiak në përputhje me pikën 4 të këtij neni.

Bashkëpronari ose bashkë-poseduesi i një njësie ndërtese që shërben si banesë e parë, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, në proporcion me pjesën e tij të caktuar. Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 (dy) ose më shumë njësi rezidenciale, ka te drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm një prej këtyre njësive të ndërtesave, pa marrë parasysh faktin që njësitë e ndërtesave mund të ndodhen në Bashki të ndryshme.

Vendimi miratohet jo më vonë se data 30 nëntor e vitit para vitit tatimor dhe i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga dita e miratimit te tij” thuhet në draftligj.

Zgjerimi i bazës së taksueshme të pasurive që do të thotë përfshihen më shumë kategori pasurish për tu taksuar. Nisja e zbatimit për ndërtesat parashikohet në vitin 2026, ndërsa për truallin në vitin 2028.

NGA KATEGORIA

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…
EDI RAMA

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…

17/11/2026
Samiti Europian/ Rama takim “kokë më kokë” me liderin global, kush e priti kryeministrin…
EDI RAMA

Rama: Nëse e lë vajzën jashtë shtëpisë, mund të dashurohet me ndonjë gangster…

16/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit
EDI RAMA

“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…
EDI RAMA

Ministres “Diella” i shtohen forcat dhe puna, Rama zbulon lajmin e fundit: I jepet besim…

17/11/2026
Erion Veliaj i çon LETËR GJKKO-së, ja kërkesa e kryebashkiakut: Kam 10 ditë…
POLITIKË

Erion Veliaj i çon LETËR GJKKO-së, ja kërkesa e kryebashkiakut: Kam 10 ditë…

17/11/2026
Askush nuk e priste! Gjykata e Hagës shpall FAJTOR dhe DËNON për herë të dytë Hashim Thaçin
BOTA

Askush nuk e priste! Gjykata e Hagës shpall FAJTOR dhe DËNON për herë të dytë Hashim Thaçin

17/11/2026
Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË: Nga 1 Janari…
TË TJERA

Pasaportat dhe kartat e identitetit më lirë, ministri jep LAJMIN E MIRË: Nga 1 Janari…

17/11/2026
Ndodh çudia! SPAK merr vendimin e papritur/ Mbyll…
POLITIKË

Ndodh çudia! SPAK merr vendimin e papritur/ Mbyll…

17/11/2026
Nëna e Kryemadhit kërkon pafajësi për 846 mijë euro dhe vilën/ Avokatët: Është pensioniste…
POLITIKË

Nëna e Kryemadhit kërkon pafajësi për 846 mijë euro dhe vilën/ Avokatët: Është pensioniste…

16/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!