Kjo javë ka shënuar një fluks të shtuar të turistëve që kanë zbarkuar në Portin e Sarandës.
Ditën e sotme kanë zbarkuar 20 linja, jahte, kroçera dhe anije pasagjerësh. Mësohet se numri mesatar i turistëve që mbërrijnë në Portin e Sarandës llogaritet rreth 4500 pushues.
Ndërkohë, turizmi në jug te Shqiperise ka arritur majat. Banorët po lirojnë dhe shtëpitë e tyre në mënyrë që t’i ofrojnë me pagesë për pushuesit sepse gjithçka deri në fund të gushtit është plotësisht e rezervuar.












