Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet në Spitallë të Durrësit, një lagje e re ku kanë përfunduar 996 apartamentet që do të strehojnë familje të prekura nga tërmeti në zonën e bashkisë së Durrësit.
Rama thotë se për 5 vitet e ardhshme lagja ‘Rilindja’ do jetë një ndër më të bukurat pasi është ndërtuar nga hiçi. Me batutë kryeministri përmendi edhe këmbënguljen e investitorit Muhamed Alabbar që ta shihte investimin e madh që i është bërë kësaj lagjeje.
“Kjo për 5 vjet do tjetë një ndër lagjet më të bukura pa diskutim. Është e gjitha e ndërtuar nga hiçi, me hapësira dhe me të gjitha gjërat që do të vijojmë të ndërtojmë rreth e rrotull. Duhen bërë këto punimet e fundit se më mbyti Alabbari se edhe unë e mbyta. Më tha; brother shko shikoji… E bëri ai këtë, është investim i jashtëzakonshëm”- tha Rama.












