Analisti i njohur, Eduard Zalonshnja është i bindur se në këto kushte që ndodhet vendi, Edi Rama siguron shumë lehtë mandatin e katërt qeverisës.
Zalonshnja theksoi se në rast se në vjeshtë zhvillohen zgjedhje të parakohshme, atehere Edi Rama fiton 84 mandate dhe qeveris serish “mandatin e katërt”.
“Nëse në shtator mbahen zgjedhje të parakoshme, Edi Rama mund të marrë 84 mandate, (PS + PSD) Në këtë situatë që është, duke gjykuar nga zgjedhjet e 14 majit dhe parë rezultatin e Rrogozhinës që tregon se jo vetëm që nuk ka rënë mbështetja e socialistëve por përkundrazi është rritur“, tha Eduard Zalonshnja.












