Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ministrat e rinj të kabinetit qeveritar.
Edi Rama ka shkarkuar Olta Xhaçkën nga kabineti i tij qeveritar, duke e larguar nga detyra e ministres së Jashtme.
E veçanta e ndryshimeve të Ramës është krijimi i një ministrie të re, e cila është ajo e pushtetit vendor, që do të kryesohet nga zëvendësi i Erion Veliajt në Bashki, Arbian Mazniku.
Këto janë ndryshimet në qeveri:
Ministër Financash, Ervin Mete
Ministër i Jashtëm, Igli Hasani
Ministre Arsimi, Ogerta Manastirliu
Ministri e Bujqësisë, Anila Denaj
Ministre e Shëndetësisë, Albana Koçiu
Ministër për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj
Ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku












