Gazetari Çim Peka, ka mbyllur pushimet dhe ka paralajmëruar se këtë vit do i tregojë vendin të korruptuarve.
Peka shfaqet së fundmi me sopatë në duar duke çarë dru, ndërsa paralajmëron se do të nxjerrë prova përvëluese për qeverinë.
“Keto pushime i mbyllem ne Alpet magjike mes Tropojes e Kosoves. Neser fillojme me sezonin e ri ne 20.45 per te pas nje tjeter vit beteje perballe te keqes qe ka zaptuar e blere cdo gje, por jo qytetaret e ndershem qe jane me shumice ne te djathte te politikes shqiptare. Do te jete nje sezon me prova perveluese per familjen e zhytur ne korrupsion me seli ne Surrel e prona ne jug, per dyshen e “Toyota Yaris” Basha-Balla, per gazetaret e inceneratoreve, per “drejtesine me regji”. Beteja per qytetaret e ndershem eshte oksigjen”, shkruan Çim Peka.












