Pas ndryshimeve në qeveri, Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë dhe sapo ka dërguar në Presidencë emrat e ministrave të rinj për t’i dekretuar.
Dekretimi pritet të bëhet pas së shtunës për shkak se presidenti Bajram Begaj ndodhet për një vizitë zyrtare në Kazakistan.
Ministri i ri i Jashtëm, Igli Hasani së bashku me Edi Ramën do të duhet të jetë më 14 shtator në New York për të drejtuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku Shqipëria merr presidencën.
Këto janë ndryshimet në qeveri:
Ministër Financash, Ervin Mete
Ministër i Jashtëm, Igli Hasani
Ministre Arsimi, Ogerta Manastirliu
Ministri e Bujqësisë, Anila Denaj
Ministre e Shëndetësisë, Albana Koçiu
Ministër për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj
Ministër i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku











