Komisioni i ankesave dhe sanksioneve në KQZ ka rrëzuar ditën e sotme ankimimin e grupit të Sali Berishës në lidhje me zgjedhjet në Kukës.
Me vendimin e KAS, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” (Sali Berisha dhe Ilir Metës), Emri Vata mbetet jashtë, teksa është regjistruar kandidati i Partisë Demokratike të drejtuar nga Lulzim Basha. Sot në KQZ u regjistrua një kërkesë nga ‘’Bashkë Fitojmë” që kandidati i Berishës, Emri Vata, të regjistrohej nën siglën e këtij koalicioni.
“Me shumicën e votave u vendos rrëzimi i kërkesës ankimore dhe lënien të fuq të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.












