Delina Ibrahimajdo të vazhdojë të qëndrojë në detyrën e Ministres së Ekonomisë dhe Financave deri në seancën e radhës së Kuvendit.
Dekreti për shkarkimin e Delina Ibrahimajt nga posti i ministres së Financave nuk u fut sot në rendin e ditës, dhe shkak për këtë është bërë posti që mban kandidati i propozuar për zëvendësimin e saj, Ervin Mete, i cili sot u lirua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Sipas procedurës së Kuvendit, Ervin Mete depozitoi kërkesën për largim nga posti i drejtor të AMF, dhe kjo u votua në seancën plenare të ditës së sotme. Votimi i fshehtë për largimin e Ervin Metes nga AMF ka marrë 95 vota pro, 1 votë abstenim dhe 5 vota kundër.
Deri në seancën e ardhës, Delina Ibrahimaj do të qëndrojë në postin e ministres së Financave në detyrë, ndërkohë që s’ka marrë ende postin e Edona Bilalit, e cila u shkarkua sot nga posti i ministres për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.












