Ministrja e sapo shkarkuar e Bujqësisë, Frida Krifca është kallëzuar në SPAK me pretendime për shpërndarjen e fondeve të “IPARD”.
Sapo u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, kundershtaret politik, konkretisht “Nisma Thurrje” me “vrap” ka nxituat për të depozituar në SPAK kallëzimin ndaj Frida Krifcës.
“Sot kemi depozituar në SPAK një kallëzim për abuzimet që është bërë me fondet e AZHBR, me fondet e IPARD-it, por edhe me fondet e ndihmës kombëtare. Ne i kërkojmë SPAK që të hetojë ish ministren e bujqësisë, drejtuesit e AZHBR-së dhe zinxhirin vendimmarrës që janë përgjegjës për atë vendim ku ne përjashtohemi nga fondet e BE. Këtu jemi përpara një rasti ku po tradhtohet fermeri shqiptar. Edhe kur ka fonde nga BE edhe këto lekë i vjedhin, i ndajnë me të njëjtin grup oligarkësh”, tha kreu i “Nismës Thurrje” Endi Shabani.












