Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka zbuluar një vendim fantastik për familjet Shqiptare që jetojnë në Malin e Zi.
Duke mois kursyer elozhet për homologun e tij Dritan Abazoviç, Rama bën me dije vendimin historik të ‘qeverisë së Abazovic’ për të hapur shkollën e parë shqipe në Rozhajë, të Malit të Zi.
Rama ka publikuar foto nga shkolla si dhe foton e Abetares, ndërsa ka përshëndetur homologun e tij, Dritan Abazoviç.
“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkruan Kryeministri Edi Rama.












