NATO ka vendosur të anulojë samitin e liderëve të vendeve anëtare, i cili ishte parashikuar të zhvillohej vitin e ardhshëm në Tiranë, siç ishte njoftuar më parë.
Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Associated Press, ky vendim vjen në një periudhë kur brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut vijojnë mosmarrëveshjet për disa çështje të rëndësishme, mes tyre financimi i mbrojtjes, zhvillimet lidhur me Iranin dhe lufta në Ukrainë.
Po ashtu edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, bëri të ditur në një intervistë për Associated Press se nuk do të zhvillohet samiti në 2027.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama tha të enjten se ende nuk ka një qëndrim të përbashkët se kur do të mbahet samiti. Me siguri nuk do të mbahet në vitin 2027”. Ai shtoi se “në vitin 2028, nëse do të ketë një samit, ai do të mbahet në Tiranë”.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u përpoq të minimizonte rëndësinë e këtij zhvillimi.
“Jemi fleksibël për samitet e NATO-s. I mbajmë samitet kur kemi nevojë për to”, shtoi Rutte, duke thënë se samiti i radhës do të mbahet “kur të lindë nevoja”.












