Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Paskal Milo ka folur rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila u drejtua nga Shqipëria dhe Edi Rama.
Ai tha se kryesimi i Këshillit të sigurimit të OKB i ka mbërë mirë Shqipërisë ndëkombtarisht, pasi sipas tij, kjo mbledhje e rëndësishme i jep më shumë zë vendit tonë në sytë e ndërkombëtarëve.
Milo shtoi se kryesimi i Këshillit të Sigurimit i ka dhënë më tepër pikë edhe kryeministrit Rama, i cili tashmë ka një afishim ndërkombëtar.
“Unë mendoj se i shton pikë Shqipërisë në planin ndërkombëtar, ku Shqipëria afishohet si kryesuese e Këshillit të Sigurimit, të një institucioni kaq shumë të rëndësishëm. Kjo është një marrëdhënie e gjerë për publikun edhe për ata që nuk e njohin Shqipërinë. Sa i përket kryeministrit Rama, ai edhe në pozicionin e tij si kryetar i Këshillit të Sigurimit, patjetër që ka marrë mjaft kredo politike, jo vetëm brenda vendit, por edhe në planin rajonal dhe ndërkombëtar, pasi në fund të fundit, ka dalë atje jo vetëm si kryeministër i Shqipërisë por si kryetar i këshillit të sigurimit”, tha Paskal Milo.












