Drejtuesi i Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit, Pandeli Majko është shprehur se ky qytet i ka futur në borxh te gjithe socialistet, me fitoren që morën për të udhëhequr bashkinë verilindore.
“Kjo është fitore e një djali që fiton në Kukës dhe që do tu shërbejë të gjithëve pa asnjë dallim partiak. I kemi një borxh të madh Kukësit. Ky borxh nuk shpërblehet me fjalë, por me vepra“, tha Majko.
Një fitore spektakolare e socialistëve në Kukës, madje këtë herë rezultati ishte akoma edhe më i thellë krahasuar me fitoren e Gjicit më 14 maj.
Tashmë është e qartë si “drita e djellit” dhe deputetët demokratë duhet t’i kërkojnë “llogari” dhe ta largojnë Sali Berishën nga PD-ja te cilën cdo dite dhe me shume po e con drejt “gremines”.












