Ish-kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali diten e sotme ka njoftuar se i është bllokuar faqja zyrtare në “Facebook”.
E “frymezuar” nga protestat e dhunshme te studenteve, Spiropali doli publikisht kundër Edi Ramës duke i kërkuar të marrë përgjegjësi për situatën politike në vend dhe të mos e konsiderojë veten të pazëvendësueshëm.
Përmes një postimi në Instagram, Spiropali bën të ditur se prej tre ditësh nuk ka akses në faqen e saj, ndërsa po bashkëpunon me kompaninë “Meta” për rikthimin e saj.
“Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt”, shkruan ajo.
Kujtojmë se më 16 tetor, Spiropali publikoi një letër të hapur drejtuar Ramës, ku kritikoi qëndrimin e tij ndaj krizës politike dhe kërkoi që zgjedhjet e parakohshme apo rotacioni politik të mos konsiderohen tabu.












