Media opozitare prej ditësh kanë publikuar disa fotografi ku pretendojne se Edi Rama shfaqet i mërzitur pas fitores spektakolare të Shqipërisë ndaj Çekisë.
Ato fotografi janë nxjerrë nga konteksti pasi janë shkrepur gjatë lojës ndërsa realiteti është krejt i kundër ku Edi Rama së bashku me familjen e tij festojnë te lumtur sa here që Shqiperia shenonte gol.
Siç mund të shihet ne foton me siper kryeministri Edi Rama e festoi golin e tretë të Shqipërisë ndaj Çekisë, me një puthje për bashkëshorten e tij, Linda Ramën.
Shqipëria siguroi bindshëm fitoren me rezultatin 3-0, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Kampionatin Europian.












