Rama thotë se nuk ka frikë nga SPAK pasi nuk ka “tradhtuar”. I pyetur nga Blendi Fevziu nëse ndjente diçka të tillë, Rama u shpreh i prerë “JO” pasi sipas tij nuk ka tradhtuar votuesit e tij.
Blendi Fevziu: A keni frikë vetë ju nga SPAK?
Edi Rama: “Frikë nuk duhet të ketë ai që ka firmosur dhe as ai që firmos. Frikë duhet të ketë ai që tradhton ata të cilët i kanë dhënë pushtetin e firmës. Firmosin të gjithë njerëzit, por firmat që kanë rëndësi janë firmat që rëndësinë e marrin nga ata që na kanë votuar. Për sa kohë nuk i tradhton ata që të kanë votuar, nuk e përdor dorën që me firmën tënde të fusësh mënjanë të mira materiale të paligjshme dhe të bësh pasuri të paligjshme, s’ke pse të kesh frikë”
Sa i përket pyetjes nëse është i nervozuar me SPAK për mënyrën si po heton njerëzit e tij, Rama u përgjigj duke thënë: “Unë jam mbrojtësi dhe frymëzuesi i SPAK-ut që t’i nxjerrë ujin e zi çdo gjëje që ka marrë ujë të zi padrejtësisht në kurriz të popullit shqiptar”.












