Sali Berisha ka dorëzuar ditën e sotme një kërkesë në sekretariatin e Gjykatës së Posaçme, ku kërkon përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, nga procesi gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij.
Edhe pse dy avokatët e tij mbrojtës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë deklaruar më parë se është kërkuar përjashtimi i Gjokës. Në këtë mëmyrë Berisha po zvarrit sa më shumë që të mundet procesin gjyqesor, mësohet se kërkesa e tijj do të shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Gjithashtu behet ne dije se është shtyrë sërish seanca në GJKKO ndaj vlerësimit të masës “detyrim paraqitje” për Sali Berishën.
Seanca do të mbahet sot rreth orës 15:00. Shkak për shtyrjen është bërë që dy avokatet e shtetit, Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia, të njihen me dosjen.












