Tuesday, June 30, 2026
Rilindje.info
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.info

PROFIL/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve, Servet Pëllumbi

by Rilindje
05/05/2026
in POLITIKË
PROFIL/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve, Servet Pëllumbi

Ish-kryetari i Parlamentit dhe një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste në vitet e para të saj pas ndryshimit të emrit, Servet Pëllumbi njihej në radhët e të majtëve, por jo vetëm si “profesori” i socialistëve.

Detyra e tij më e rëndësishme shtetërore ishte ajo në periudhën 2002–2005 si kryetar i Kuvendit, të kontrolluar nga vetë socialistët, por në vitet e tyre të fundit përpara se të dilnin opozitë.

Servet Pëllumbi lindi në Korçë dhe pas viteve ’90, ai ka kandiduar në këtë zonë elektorale. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Petersburgut dhe është titulluar atje doktor i shkencave në Letërsi. Nga viti 1960–1963, zoti Pëllumbi ka qenë pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ka ushtruar këtë profesion deri më 1977.

Që nga ky vit, zoti Pëllumbi është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës. Për gati tre vjet ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës.

Ndryshimet demokratike në vitin 1990 e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, si pjesa konservatore e kësaj partie, përballë rrymës liberale të Fatos Nanos. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 1996.

Ai ka udhëhequr fushatën e socialistëve për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën, referendum të cilin socialistët e fituan.

Pëllumbi ka qenë pedagog dhe më pas profesor në Universitetin e Tiranës, si dhe është autor i dhjetëra librave dhe studimeve në filozofi, politikë dhe demokraci.

NGA KATEGORIA

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…
POLITIKË

30/06/2026
Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…

Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Del EMRI surprizë/ Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

30/06/2026
Gonxhja paralajmëron protestuesit: Kush mendon se do t’i…

DALIN pamjet/ “Mollë sherri” me Ilir Metën, Kujtim Cakrani kapet “mat” me Monika Kryemadhin…

29/06/2026
Eurodeputetja gjermane në protestën para Kryeministrisë: Rama më kërkoi…

LAJMET E FUNDIT:

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…
POLITIKË

“Plas sherri”/ Protestuesit përplasen me Policinë dhe sulmojnë automjetin e Albana Koçiut…

30/06/2026
Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…
POLITIKË

Deputetët në Kuvend/ Lëvizja befasuese e protestuesve, marrin koshin e mbeturinave dhe…

30/06/2026
Lëvizje surprizë! Çfarë ndodhi gjatë natës në protestën përballë Kryeministrisë…
POLITIKË

Del EMRI surprizë/ Shqiptarët zgjedhin të preferuarin, kush duhet ta drejtojë “Qeverinë Tranzitore”

30/06/2026
Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit! Çfarë pritet të ndodh në fillim të Korrikut…
AKTUALITET

Kur merr fund vapa ekstreme? Ndryshimi DRASTIK i motit! Çfarë pritet të ndodh në fillim të Korrikut…

30/06/2026
Gonxhja paralajmëron protestuesit: Kush mendon se do t’i…
POLITIKË

Gonxhja paralajmëron protestuesit: Kush mendon se do t’i…

30/06/2026
Në përfundim të protestës/ Vjen lëvizja e PAPRITUR në “mes” të natës: Nesër…
AKTUALITET

Në përfundim të protestës/ Vjen lëvizja e PAPRITUR në “mes” të natës: Nesër…

29/06/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result