Sunday, November 15, 2026
Rilindje.online
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA
Rilindje.online

Takimi me të rinjtë/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në shkollat e Shqipërisë…

by Rilindje
05/05/2026
in EDI RAMA
Takimi me të rinjtë/ Rama tregon NDRYSHIMIN e madh në shkollat e Shqipërisë…

Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë në Gjirokastër për të folur mbi teknologjinë dhe risitë e saj, si dhe mundësinë për të aplikuar në programin e startup-eve, për të cilin qeveria do të rrisë financimin.

“Fakti që dy shkolla të Gjirokastrës morën çmim në Festivalin Kombëtar të Inovacionit flet vetë. Është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm se inovacioni ndryshon çdo orë dhe asgjë që kemi bërë deri sot në mëngjes nuk mjafton me çfarë duhet bërë deri sot në darkë, në kuptimin për të investuar më shumë energji, forca, por edhe financa. Kemi pasur rrugë jo të letë në këtë aspekt, por janë hapur disa shtigje, që po rrihen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë. Me programin tonë të startup-eve e kemi nisur me pak më shumë se 40 aplikime dhe tani kemi më shumë se 1500 aplikime. Kjo na ka vënë në pozitën për të ndërhyrë për të rritur financimin.

Do të duhet të bëjmë një seleksionim, jo vetëm që duhet të shtojmë financat për startup-et, por edhe të rrisim financimin edhe për ata që janë ende në shkollë dhe universitet, pa pritur të mbarojnë arsimimin. Do ta nisim që në vitin e ardhshëm, kur do të duhet të gjejmë mënyrën të financojmë prototipet e spikatura që do të kenë interes për tu shtjelluar më shumë.

Studentët do të duhet të mendojnë ndryshe, jo vetëm për të fituar një garë, por për të krijuar një produkt të vlefshëm për tregun. Vajza dhe djem fare të rinj mund të jenë inovatorë të jashtëzakonshëm në rrugën e progresit eksponencial, që është një progres krejt tjetër që jemi mësuar në histori.

Thënë të gjitha këto, unë besoj që ja vlen të shtoj edhe faktin që do vazhdojmë të plotësojmë të gjithë sistemin e shkollave me laboratorët smart, që t’i japim akses të gjithë fëmijëve në teknologji, që në hapat e parë të shkollës. Nga ana tjetër, do të punojmë shumë fortë për të investuar më shumë në IA, në qendrat e të dhënave dixhitale, e kështu me radhë. Nuk dua të zgjatem më shumë me fjalë që ju mund t’i dëgjoni edhe në forma të tjera. Duke qenë këtu bashkarisht doja t’ju jepja fjalën edhe juve”, tha Rama.

NGA KATEGORIA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon me urgjencë Edi Rama: Askush s’do t’ia…
EDI RAMA

Rama i hoqi drejtimin e PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë: Mos u…

15/11/2026
Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura
EDI RAMA

Bisedat Veliaj-Gogu në burg/ Rama “rrëzon” akuzat, ZBARDHET mesazhi nga asambleja me dyer të mbyllura

15/11/2026
“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit
EDI RAMA

“Të marrin masa…”/ Thellohet përplasja në PS, Xhafaj kundër Ramës për përjashtimin e Spiropalit

14/11/2026
Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun
EDI RAMA

Veliaj nga burgu i kërkoi dorëheqjen/ Rama befason me VENDIMIN e fundit për kryebashkiakun

14/11/2026
A do të ketë shkarkime? Ministrat në “ankth”, çfarë pritet sot nga Edi Rama…
EDI RAMA

Plas “bomba” brenda PS/ Zero tolerancë! Rama kërkon masën EKSTREME për…

14/11/2026

LAJMET E FUNDIT:

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?
POLITIKË

Beteja e përjashtimeve në politikë/ Kush ka larguar më shumë emra nga partia, Berisha apo Rama?

15/11/2026
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar
AKTUALITET

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë në moshën 38-vjeçare bilardisti i njohur Shqiptar

15/11/2026
Aksident tragjik në “mes” të qytetit/ Makina përplaset me rrethrrotullimin, ja kush humb jetën…
AKTUALITET

E rëndë/ Aksidenti tragjik në Thumanë i mori jetën artistit të njohur (FOTO)

15/11/2026
Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…
AKTUALITET

Merr fund “rumpalla”/ I zunë “pritë” Edi Ramës dhe e qëlluan me vezë, ja kush arrestohet…

15/11/2026
“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…
EDI RAMA

“Filmime me ‘pullë të kuqe’ me socialistë”/ Rama i përgjigjet “BOMBËS” së Majkos: Vetëm ti je…

15/11/2026
“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos
POLITIKË

“Bashkinë e Tiranës rrezikojmë ta humbim”/ Çfarë thotë Rama për skepticizmin e Pandeli Majkos

15/11/2026

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

No Result
View All Result
  • AKTUALITET
  • EDI RAMA
  • POLITIKË
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • TË TJERA

© 2023 - Rilindje.info - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!