Është prezantuar ditën e sotme drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Edmond Rrushi.
Ai zëvendëson në këtë post Jeta Dedën, e cila dha dorëheqjen 3 ditë më parë me argumentimin se do të ndjekë një orientim tjetër profesional.
Edmond Rrushi, u prezantua si drejtor i ri i AKU-së nga Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e cila në fjalën e saj përcolli për të gjithë punonjësit e këtij institucioni mesazhin e rëndësishëm që siguria ushqimore është “gur themeli” për një jetë të shëndetshme për konsumatorët.
Rrushi ka qenë deputet nga radhët e LSI në 2019-2021. Gjithashtu ai ka mbajtur poste si drejtori i QSUT apo zv.Drejtor i Pergjithshem i ALUIZNIT gjatë qeverisjes Berisha-Meta.












