Në lagjen “5 maji” do të strehon së shpejti edhe 70 familje të reja. Lajmin fantastik e konfirmoi kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar pamjet nga ndërtimi në progres i këtyre banesave të “rilindura”.
“Edhe 70 familje të reja do të strehon së shpejti në lagjen e re “5 Maji”. Aty ku edhe 2 godina të reja të institucioneve shtetërore do të zhvendosen me zyra”, shkruan Rama.
Qindra familje kanë marrë falas çelësat e shtëpive të reja të rindërtuara pas dëmtimeve të shtëpive nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, në kuadër të Programit të Rindërtimit i cili parashikon ndërtime të reja dhe rikonstruksione të objekteve dhe infrastrukturës urbane pas vlerësimit të dëmeve për shkak të tërmetit.












