Stuhia në Tiranë me reshje shiu dhe erë të fortë ka “paralizuar” lëvizjen e automjeteve në kryeqytet.
Reshjet e shumta dhe të furishme kanë krijuar trafik në zona të ndryshme në Tiranë. Një stuhi e fortë me shi dhe erë ka përfshirë autostradën Tiranë-Durrës.
Në këtë aks raportohet se disa pika të saj dhe rruga dytësore janë përmbytur dhe êshtë shkaktuar trafik i rënduar. Duke marrë shkas nga situata e vështirë, është bllokuar qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës.
Stuhia e cila ka mbërthyer Tiranën, ka krijuar kaos tek drejtuesit e mjeteve. Sipas Meteoalb, në Shqipëri ka do të bjerë deri në 95 mm shi, pasi vendi është prekur nga stuhia ‘Ciaran’.












