Kryeministri Edi Rama ka folur për nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqiperisë dhe Italisë për çështjen e emigracionit të paligjshëm.
Rama tha se një marrëveshje të tillë nuk do ta mund ta firmoste me asnjë vend tjetër të BE-së, por Italia përbën përjashtim për faktin e asaj çka ka bërë për shqiptarët që prej kohës së eksodit të viteve ’90.
Pas marreveshjes, Meloni tha se në Shëngjit do hapet një qendër pritjeje për refugjatët e cila do të financohet nga Italia.
“Shqipëria nuk është një vend i BE, por ne jemi në Europë. Qysh nga fillimi ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së sepse ka një ndryshim, të madh dhe një ndryshim historiko-kulturor dhe gjithashtu edhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët. Nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do vijnë për të parashikuar vitet që mund të kemi përpara për të paguar atë borxhin që kemi drejt Italisë, dhe popullit të Italisë, për atë që kanë bërë për ne, nga dita që kemi mbërritur në këtë anë të bregut. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet“, tha Rama.












