Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Itali, ku është takuar me homologen e tij, Giorgia Meloni.
Pas takimit, Meloni ka dhënë lajmin se në Shëngjit do hapet një qendër pritjeje për refugjatët. Meloni shtoi se refugjatët që kërkojnë azil do të rrinë në këto zona deri sa të seleksionohen, nëse duhet pranuar apo jo kerkesa, ndërsa sipas saj, fluksi mund të arrijë në 36 mijë persona.
“Punuam me Ramën për emigracionin e paligjshëm, trajtimin brenda dhe jashtë BE-së. Shqipëria do të japë disa zona të saj për të pritur refugjatët. Italia do të kontribuojë financiarisht Refugjatët që kërkojnë azil do të rrinë në këto zona derisa te seleksionohen nëse duhet pranuar apo jo kerkesa. Fluksi mund të arrijë në 36 mijë persona. Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksionit do të jetë Italian. Porti i Shengjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening. Italia është një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Shqipërisë në BE”– tha Meloni.












