Kryeministri Edi Rama është shprehur se “e-Albania” së shpejti do transformohet dhe çdo qytetar do ketë mundësinë të komunikojë në kohë reale përmes një sistemi të ri.
Sipas tij, portali e-Albania, i cili jep tashmë shumë shërbime për qytetarët, duke shmangur radhët dhe kontaktet në zyra fizike, dot të jetë i bazuar tek Inteligjenca Artificiale.
“Tani, shumë shpejt e-Albania do ta keni në një formë tjetër, që do të jetë njësoj si kur shkruani mesazhe dhe kur merrni mesazhe dhe do të mund të komunikoni në kohë reale përmes një sistemi të ri që jemi duke e përfunduar dhe pastaj besoj brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm, s’dua të jap data, do ta keni e-Albanian në xhep me zë dhe figurë përmes Inteligjencës Artificiale. Do hapësh telefonin duke thënë kam nevojë për këtë, kam nevojë për atë, çfarë duhet të bëj për këtë, në cilën rubrikë të futem e kështu me radhë…Këto na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë për të zhdukur komplet qoftë sekserët, qoftë nevojën për kushërinj dhe kushërinjtë t’i keni me shëndet po qoftë nevojë për kushërinj dhe krushq, edhe krushqit t’ju rrojnë, qoftë dhe kohën e pafundme që të harxhon marrëdhënia me zyrat”, tha Rama.












