Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Pogradec u ndal për të parë nga afër ambientet e dy shkollave të reja, që sipas tij janë investim i qeverisë në bashkëpunim me bashkinë e Pogradecit.
Bëhet fjalë për shkollat 9-vjecare “Servet Agolli” dhe gjimnazi “14 engjëjt”, të cilat sipas tij, kanë ndryshuar tërësisht cilësinë e mësimdhënies për 440 nxënës të qytetit të Pogradecit.
Kryeministri Rama nga ana e tij e vuri theksin tek rritja e pagave që do të bëhet për mësuesit me buxhetin e vitit 2024.
“Do të vijojmë t’i rrisim pagat përsëri”, theksoi kryeministri Rama teksa bisedoi me disa nga mësuesit e shkollave.












