Pas rastit dhe hetimit ndaj Sali Berishës, SPAK reagon dhe “godet” sërish nga krahu i majtë.
SPAK i cakton masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim për të dalë jashtë vendit” ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja. Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, lidhur me koncesionin e “sterilizimit”.
“Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr.Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK.












