Florian Sulejmani do të jetë kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke zëvendësuar në këtë post, Ardi Veliun e dorëhequr.
Sulejmani është prezantuar këtë të premte me punonjësit e AMP-së, nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se vetëpastrimin e Policisë së Shtetit e ka parim kryesor.
Sulejmani ka një eksperiencë rreth 18 vjeçare, teksa më herët ai ka qënë në AMP si drejtor në Vettingu, por u largua me urdhër të Veliut. Sulejmani është zgjedhur në mesin e 5 emrave, që kaluan në tjetër fazë pas aplikimeve prej 26 efektivëve në total.
Në mesin e 26 aplikimeve fillestare për kreun e AMP u veçuan 5 prej tyre: Indrit Hitaj, Florian Sulejmani, Ramadan Çaço, Xhavit Shala dhe Gentjan Shehaj. Mesa duket, emri më i përshtatshëm që Taulant Balla e ka parë të arsyeshme t’ia propozoj për këtë post Kryeministrit Rama ka qenë Florian Sulejmani.












