Në Asamblenë e Partisë Socialiste në Shkodër, Rama u shpreh se ky qytet ka ndryshuar në krahasim me vite më parë, duke shtuar se sot ka një pasqyrë tjetër, meritë që ia ka atribuar kryebashkiakut Benet Beci.
Rama nënvizoi se për katër muaj i kanë vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milionë euro.
“Shkodra midis këtyre dy epokave ofron dy pasqyra shumë domethënëse për këdo që vota mendon se nuk ka rëndësi apo që të gjithë janë njësoj. Disa projekte të rëndësishme kanë filluar të zbatohen. Brenda 4 muajsh apo më pak po të marrësh punën aktive në zyrë të kryetarit të bashkisë ne i kemi vendosur në dispozicion Shkodrës rreth 20 milion euro për fillim”, tha Rama.












