Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kanë përfunduar punimet e sinjalistikës në segmentin e rrugës nyja e Shkozetit–mbikalimi i Plepave në Durrës, me një gjatësi prej 4 kilometrash.
Ky projekt ka pasuar një fazë intensivizimi të punimeve infrastrukturore në zonën e Durrësit. Me përfundimin e këtyre punimeve të sinjalistikës, qarkullimi i automjeteve në këtë segment pritet të lehtësohet ndjeshëm.
“Përfunduan edhe punimet e sinjalistikës në segmentin nyja e Shkozetit–mbikalimi i Plepave në Durrës, me një gjatësi prej 4 kilometrash. Falë kësaj ndërhyrjeje tashmë qarkullimi i automjeteve është lehtësuar ndjeshëm”, shkruan Rama.












