Kanë nisur reshjet e borës në juglindje të vendit! Prezencë të borës ka pasur në aksin nacional Korçë-Pogradec në disa pjesë të këtij aksi dhe në majë të Qafë-Thanës.
Edhe një nga akset më të përdorura në juglindje të vendit siç është aksi Korçë-Pogradec është përfshirë nga reshjet e dendura te debores.
Po ashtu reshjet e dëborës kanë nisur edhe në qytetin e Korçës duke e bërë akoma edhe më të bukur mbrëmjen në “qytetin e serenatave” që është i tej mbushur me turistë vendas dhe të huaj.
Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, duke mos krijuar problematika në rrugë, por megjithatë ka pasur prezencë të borëpastrueseve përgjatë akseve për të shmangur problematikat. KETU SHIKO VIDEO-n:












